Gashi i përgjigjet me video Kurtit: Presim punë, përndryshe je i dështum
Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i reagoi kryeministrit Albin Kurti, për videon që postoi ku paralajmëroi për mbledhjen e 100-të të Qeverisë.
Gashi po ashtu përmes një video në Facebook i kërkoi Kurtit projekte konkrete dhe punë.
“A ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e Qeverisë? Apo, ti duhet me punu diçka dhe me pas rezultat! Presim prej teje projekte konkrete dhe punë, përndryshe je i dështum!“, thotë Gashi në video.
Paraprakisht edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është përgjigjur Kryeministrit me të njëjtën mënyrë.
Me një video-selfie, Tahiri ka kërkuar prezantimin e rezultateve të Qeverisë, ku qytetarët kanë përfituar./21Media