Mbappe i kërkon drejtuesve të PSG-së transferimin e yllit të Barçës

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se u kërkoi kampionëve të Ligue 1 që të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Javën e kaluar, Mbappe nënshkroi një kontratë të re me PSG-në, e cila përfshin të drejtën që ai të japë idetë e tij edhe jashtë fushës, në veçanti për nënshkrimet e ardhshme nga skuadra.
De Jong është paraqitur 46 herë për Barçën këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe pesë asistime në të gjitha garat, por PSG nuk është i vetmi klub që ka interes për shërbimet e tij. Manchester United që gjithashtu besohet të jetë duke e vëzhguar situatën.
Sipas “Fichajes”, skuadra e Xavit është e gatshme të shesë holandezin pasi gjigantët katalanas kërkojnë të mbledhin fonde për nënshkrime të reja në afatin kalimtar veror.
25-vjeçari besohet se dëshiron të luajë së bashku me Mbappen dhe kjo është një arsye që ai po e favorizon këtë skuadër para Manchester Unitedit.
Që kur ka mbërritur në “Camp Nou” në vitin 2019, De Jong ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 139 paraqitje për Barçën.

Back to top button