Mbappe thotë se Messi nuk mori respektin që e meritonte në PSG

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka kritikuar trajtimin e bashkëlojtarit të tij Lionel Messi gjatë dy viteve të tij në kryeqytetin francez, duke thënë se shumë njerëz u gëzuan me largimin  e tij, për çka tha se është turp.

“Po flasim për lojtarin potencialisht më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet. Personalisht, nuk e kuptoj pse kaq shumë njerëz u lehtësuan aq shumë kur u largua. Ne po flasim për Messin. Ai duhet të respektohet, dhe përkundrazi nuk mori respektin që meritonte në Francë. Është turp, por kështu ndodhi“, tha 24-vjeçari francez.

Mbappe gjithashtu ka vendosur të mos qëndrojë në PSG pas përfundimit të kontratës në qershor të vitit të ardhshëm. Megjithatë, klubi francez do të mundohet ta shesë Mbappen këtë verë në mënyrë që të fitoj nga shitja e tij, në mënyrë që Mbappe të mos largohet vitin e ardhshëm si një agjent i lirë. /21Media

 

Back to top button