Tri sulme ndaj Policisë së Kosovës në veri

Policia e Kosovë njofton se gjatë të martës kanë ndodhur tri sulme ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit. Fillimisht policia njofton se në ora 12:00 kur po arrestohej “Llune” si i dyshuar për disa vepra penale, i njëjti me qëllim të shmangies së arrestimit të tij ka rezistuar dhe si pasojë e kësaj lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, përcjell portali rtv21.tv
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin, pas operacionit policor një turmë e personave të dyshuar deri më tani të pa identifikuar, kanë sulmuar me gurë dhe me mjete të forta njësitet policore të Rendit Publik dhe veturat e policisë. Si pasojë e sulmeve lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor, po ashtu janë dëmtuar edhe tri vetura të Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin policor.
Në të nëjtën ditë, në ora 09:15 raportohet se dy vetura pronë e Policisë së Kosovës deri sa kanë qenë në eskortë duke u kthyer nga objekti i Komunës së Leposaviqit, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me vezë dhe me ngjyrë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Derisa policia njofton se në ora 18: 40 katër zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut janë sulmuar me mjete të forta –gurë nga 4-5 persona të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?