Mbarëvajtja e zgjedhjeve në Prizren e Suharekë

Dy parregullsi në disa qendra të votimit në Prizren

Në komunën e Prizrenit sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së nga 166 mijë e 785 qytetarë me të drejt vote e kanë shfrytëzuar vetëm 7.22 % apo 12 mije 23 qytetarë.

Siç raporton gazetari i RTV21 nuk ka pasë ndonjë parregullsi, në përjashtim të atyre që ka raportuar edhe DnV që një person i pautorizuar ka qëndruar për një orë në qendrën e votimeve prej orës 07:00-08:00 në shkollën “Motrat Qiriazi” dhe një person tjetër në shkollën “Luciano Matroni” sipas DnV-së ka votuar edhe pse kishte ngjyrë në gishtrinjë.

Ndërsa në komunën e Suharekës kanë votuar 9.11 % e qytetarëve të kësaj komune dhe nuk ka ndonjë parregullsi gjithashtu numri i votuesëve po rritet./21Media

Back to top button