Elezaj tregon se sa janë pastruar listat e votuesve
Valmir Elezaj ka treguar për numrin e personave që janë hequr nga lista
Pas raportimit të RTV 21 se një votues e ka parë në listë emrin e vëllaut të vet të vdekur, Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për RTV21 , ka thënë se KQZ ka bërë përpjekje për të hequr nga lista votuese personat e vdekur. “Duhet ta them që është e ditur që pothuajse në asnjë vend të botës nuk ka listë perfekte të votuesve megjithatë Komisioni Qendror i Zgjedhje pas çdo procesi zgjedhor ka pasur temë kryesore edhe këtë, pra pastrimin e listës së votuesve në mënyrë që të krijojmë një listë sa më të pastër”, ka thënë Elezaj
Ai ka treguar numri i atyre që janë hequr nga lista votuese e vitit 2017 është 30 mijë./21Media