Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i deputetit Kadeli

Kadelit do t’i bëhen nderimet e fundit para funeralit

Trupi i pajetë i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Itali pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante, ka mbërritur në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm ai ka mbërritur në portin e Durrësit, ku më tej do i bëhen nderimet e fundit para funeralit.

Deputeti i LSI-së, vuante nga pankreasi akut, ku pavarësisht kurimit të marrë ndërroi jetë në një spital në Itali, ku ndodhej për kurim qysh prej muajit mars.

Kadeli ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare./21Media

Back to top button