Mbështeten fermerët e Deçanit

Memli Krasniqi  ka thënë se ministria që ai drejton do të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Deçanit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, gjatë një takimi të enjten me kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka siguruar se ministria që ai drejton do të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Deçanit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon dhe rritjes së mbështetjes për fermerët e kësaj ane.

Në këtë takim, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin Selmanaj se tashmë është mbyllur edhe periudha e aplikimit për katër masat mbështetëse të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se do të mund përfitojnë të gjithë ata fermerë të kësaj komune, të cilat i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Po ashtu, në takim i bisedua edhe për mundësitë ekzistuese të ujitjes së tokave bujqësore në këtë komunë, dhe projekteve që do të mund të realizoheshin në të ardhmen në këtë drejtim.

Nga ana e tij, kryetari Selmanaj, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari Selmanaj e njoftoi ministrin edhe për projektet e këtij viti të kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Back to top button