Mbeturinat problem në kryeqytet

Mbeturinat e shperndara në hymje të Prishtinës janë pamjet që e shoqërojne çdo ditë rrugën në hyrje të qytetit të Prishtinës. Hedhja e tyre kudo në hapësirat publike nga qytetarët vazhdon të mbetet një nga dukuritë më të shëmtuara, por problemi qëndron edhe me moszgjidhjen e kësaj çështjeje nga institucionet përgjegjëse.
Megjithëse menaxhimi i mbeturinave vazhdon të konsiderohet si problem jo i madh nga bartësit e institucioneve, megjithatë deponitë ilegale nuk kanë arritur të që të trajtohen dhe ndalohen nga ta. Drejtori i shërbimeve publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, është zotuar se deri në fund të vitit do të largohen të gjitha mbeturinat nga vendet publike.
Prishtina vazhdon të cilësohet ndër qytetetet më ndotjen më të madhe dhe problemet nuk janë zgjidhur prej vitesh. Ambientalisti Luan Hasanaj thotë se  përveç mbeturinave, që janë të shtrira kudo në qytet, theks të veçantë në ndotjen e ajrit kanë edhe ngrohja me thëngjill, dru dhe pelet. Një mënyrë alternative e ngrohjes për qytetarët.
“Së pari kjo i shkakton dëme shëndetin të qytetarëve, pastaj edhe dëmtimi i mjedisit në përgjithësi është i madh. Pra dëmet që shkaktohen nga lëndët djegëse janë kancerogjene dhe vërtet është shumë shqetësues fakti që një pjesë e madhe e qytetarëve po vazhdojnë përdorimin e tyre”, Luan Hasanaj, ambientalist.
Termocentralet Kosova A dhe B, veturat e shumta të vjetruara, përdorimi i thëngjillit për ngrohje si dhe menaxhimi joadekuat i mbeturinave konsiderohen si burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Kosovë. Profesionistët shëndetësore tërheqin vërejtjen për problemet e mëdha në shëndet nëse mos trajtii I ndotjes së ajrit vazhdon me intensitetin e njëjtë.
“Ndotja e ajrit mund të shkaktoj dëmtime edhe tek personat që nuk kanë sëmundje të mëparshme. Nëse ne jetojmë në një vend ku kemi ndotje të përhershme, ne mund të zhvillojmë sëmundje kronike respiratore edhe në të ardhmën”, tha Besim Morina, pulmolog
Prishitna dhe një numë rkomunash të tjera përreth saj nuk kanë gjetur një zjgidhje të plotë të një impianti të mbeturinave. Madje ekspertët kanë thënë se një i tillë që aktulisht shfrytëzohet mund të shndërrohet në ndotëisn më të madh./21Media

Back to top button