Mbi ​18 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Dje, në Kosovë janë konfirmuar 2 mijë e 279 raste të reja me COVID-19, nga 12 mijë e 666 testime të kryera.
Në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 18 mijë e 287.
Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se 8 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 325 qytetarë, duke e çuar në 107 mijë e 25 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Dje janë dhënë 22 mijë e 486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687 mijë e 553 doza të vaksinës.
Deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button