Australi: Protesta kundër mbylljes, virusi Delta në ofanzivë!

Australia përjetoi sot ditën e saj më të keqe të pandemisë Covid-19 ndërsa protestat kundër bllokimit po eskalojnë!
Mijëra protestues sfiduan bllokimin nga koronavirusi dhe dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të Australisë të shtunën, pasi vendi regjistroi numrin më të madh një ditor të rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë.
U raportua se sot vetëm në Sidnej dhe Viktoria u raportu per 886 infeksione gjatë epidemisë furishme të variantit Delta.
Qindra protestues të maskuar u panë duke marshuar nëpër rrethin qendror të biznesit të Melburnit para se të përballeshin me policinë disa orë pasi u njoftua një mbyllje e shpejtë për të gjithë shtetin e Viktorias.
Gjashtë policë u shtruan në spital nga plagët që morën në protesta,kurse të dyshuarit pësuan lëndime,tha policia në një deklaratë.
Policia përdori plumba me perberje kimike kundër disa anëtarëve me agresiv të turmës, që vlerësohet se ishin më shumë se 4,000.
Qindra dënime u dhanë për shkeljen e rregullave shëndetësore dhe 218 persona u arrestuan – përfshirë tre për sulmin ndaj oficerëve të policisë, tha policia e Viktorias.
Në një protestë në Sidnei, një polic u trajtua për dëmtime në kokë dhe qafë dhe 47 persona u arrestuan, tha policia.
Duke folur në një konferencë shtypi, Kryeministrja Gladys Berejiklian tha se ” edhe në bllokada shumë të rënda megjithatë virusi po përhapet – dhe ky është një fakt,” shtoi ajo.
“Pra, ajo që duhet të bëjmë është të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë duke qëndruar në shtëpi por edhe duke u vaksinuar”, thuhet ne nje raport më të gjatë të CNN nga Sidnej./E.D-21Media

Back to top button