Mbi ​500 dënime për mosrespektimin e masave anti-Covid

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, kanë shqiptuar 501 tiketa për mosrespektim të masave antiCovid.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 903 tiketa trafiku.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media

Back to top button