Mbi 1 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1 mijë e 781 raste të reja me COVID-19, nga 8 mijë e 105 testime të kryera.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë, 55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë, 29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë, Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.
Nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 278 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202 mijë e 664 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Në Shqipëri janë 10 mijë e 789 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button