Mbi 10 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

 

Dje u shënuan edhe 190 raste pozitive me Covid-19, duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 10 mijë e 59 nga 40 mijë e 184 persona të dyshimtë të testuar.

Numri i vdekjeve ka arritur në 315 të cilët raportohet se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5 mijë e 802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 942.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19: Mbajtja e maskave, Mbajtja e distancës dhe Larja sa më shpesht e duarve./21Media

Back to top button