Zjarr në një ndërtesë, 11 të vdekur

 

Policia në Republikën e Çekisë po heton një zjarr që mori jetën e 11 njerëzve, përfshirë tre fëmijë.

Zjarri i së shtunës, në një bllok banesash në qytetin veri-lindor të Bohumin, është përshkruar si zjarri më i keq në historinë e vendit.

Gjashtë vetë vdiqën në zjarr dhe pesë të tjerë pasi u hodhën nga një ballkon i katit të 11-të në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve, transmeton rtv21.tv.

Dhjetë persona, përfshirë dy zjarrfikës dhe një oficer policie, u lënduan.

Bohumin është në kufirin Çeko-Polak, rreth 300 km në lindje të kryeqytetit, Pragë.

Guvernatori i rajonit, Moravia-Silesia Ivo Vondrak tha se zjarri duket se ishte i qëllimshëm.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë, një burrë u prangos në vendngjarje pasi pranoi se ai ia kishte vënë flakën ndërtesës. Policia nuk pranoi të komentojë ato pretendime, por ata kanë konfirmuar se një person është arrestuar.

Shefi rajonal i zjarrfikësve Vladimir Vlcek tha se zjarri u përhap shumë shpejt.

“Zjarri ishte shumë i shpejtë, gjë që nuk është normale. Një zjarr si ai prek zakonisht një dhomë, por kjo goditi të gjithë banesën, të gjitha dhomat janë djegur”, tha ai./21Media

Back to top button