Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 100 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

106 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 38. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Janë 1.615 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, ndërsa janë shëruar 148 qytetarë.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 329.802 raste me koronavirusin, prej tyre 324.603 janë shëruar, 1.615 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.584 pacientë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button