Mbi 100 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rafah

Numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Rafah në Gazën jugore ka kaluar shifrën mbi 100, tha të hënën Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).

PRCS tha se njerëzit ishin ende të bllokuar nën rrënoja dhe numri i të vdekurve mund të rritet.

Më shumë se 1.3 milion njerëz besohet të jenë në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara, pasi qyteti që kufizohet me Egjiptin mbetet streha e fundit për palestinezët që ikin në jug për të shmangur fushatat ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan të hënën se ata kryen “një seri sulmesh” në objektiva në zonën e Shaboura, një lagje e Rafahut.

Zëdhënësi i IDF, Danial Hagari u tha gazetarëve se sulmet ajrore filluan në orën 1:50 të mëngjesit, vetëm një minutë pasi forcat e saj shpëtuan dy pengje izraelitë nga Rafah./21Media

Back to top button