Serbët në veri protestojnë kundër vendimit të BQK-së, kërkojnë ndihmë nga SHBA

(Lajm i përditësuar)


Serbët lokalë në veri të Mitrovicës protestuan të hënën për të kundërshtuar Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila ndalon përdorimin e dinarit.

Qytetarët e mbledhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut u panë me pankarta e flamuj në duar.

“Evropë hapi sytë”, “Pa ndihma sociale s’do të kemi as buke për të ngrënë”, “Pensionin që e kam fituar tërë jetën, nuk e jap për Kurtin” e “Rezoluta 1244, SHBA ndihmona”, janë disa nga pankartat që kanë mbajtur protestuesit në duar.


Fillon protesta e serbëve në veri

Ka filluar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës, për të kundërshtuar ndalimin e qarkullimit të dinarit serb.

Qytetarët të shumtë janë mbledhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti në një intervistë për mediumit britanik “Bloomberg” të hënën, ka thënë se
vendimi i BQK-së për dinarin nuk kthehet pas.


Serbët në veri bëhen gati për të protestuar kundër vendimit të BQK-së

Serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut po përgatitën për protestën e paralajmëruar që pritet të fillojë nga ora 12:00, për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Një numër i madh i qytetarëve të komunitetit serb i janë përgjigjur pozitivisht protestës së thirrur nga Shoqata e Pensionisteve serbë e përkrahur nga Lista Serbe.

Ekipi i RTV21 është në vendin ku do të mbahet protesta.


Lista Serbe bashkë me qytetarët serbë protestojnë, shkak rregullorja e BQK-së

Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që sot në mesditë të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e valutës së dinarit si mjet pagese.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensionistëve dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Protesta thirret po ashtu për kundërshtimin e siç thuhet “militarizimit të veriut”.

Pensionistët serb në Mitrovicën e Veriut në protestë për dinarin

Back to top button