Mbi 1500 raste të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3211 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1502 qytetarë.
Janë 7,888 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 677 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,051 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet janë evidentuar në këto bashki: 614 në Tiranë, 110 në Durrës, 82 në Fier, 77 në Shkodër, 59 në Vlorë, 46 në Lushnjë, 42 në Sarandë, 33 në Lezhë, 31 në Kamzë, 29 në Gjirokastër, 27 në Berat, 25 në Vorë, nga 23 qytetarë në Divjakë, Korçë, Elbasan, 19 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Krujë, Dimal, 13 në Mallakastër, 12 në Tepelenë, 11 në Peqin, nga 10 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Himarë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Maliq, Belsh, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, Kuçovë, nga 7 qytetarë në Mat, Devoll, Kolonjë, nga 6 qytetarë në Pukë, Bulqizë, nga 4 qytetarë në Kukës, Selenicë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Pogradec, Skrapar, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Rrogozhinë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Cerrik.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë iu bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Back to top button