Mbi 18 mijë e 600 vetura dolën nga Kosova në vikend

Më 16 dhe 17 prill, 18 mijë e 659 vetura kanë dalur nga Kosova, kurse 18 mijë e 837 vetura kanë hyrë në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Këtë për rtv21.tv e kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Numri i veturave të kontrolluara në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi më 16 prill është 3 mijë e 711 në hyrje dhe 4 mijë e 650 në dalje. Kurse më 17 prill, 4 mijë e 54 vetura janë kontrolluar në hyrje dhe 3 mijë e 355 në dalje.
Numri i veturave të kontrolluara në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja më 16 prill është 3 mijë e 869 në hyrje dhe 3 mijë e 450 në dalje. Kurse më 17 prill, 3 mijë e 500 vetura janë kontrolluar në hyrje dhe 3 mijë e 343 në dalje.
Numri i veturave të kontrolluara në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriut më 16 prill është 2 mijë e 124 dhe 1 mijë e 639 në dalje. Kurse më 17 prill, 1 mijë e 579 vetura janë kontrolluar në hyrje dhe 2 mijë e 222 në dalje.
Gjatë vikendit, 1 mijë e 92 kamionë kanë hyrë në Kosovë, ndërsa kanë dalur 1 mijë e 129.
Ndërkaq, numri i autobusëve që hynë ishte 473, derisa 379 numri i atyre që dolën nga pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë funksionojnë 16 pika të kalimit të kufirit dhe 12 stacione policore për mbikëqyrjen e kufirit./21Media

Back to top button