“Një mijë civilë të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol”

Udhëheqësi i ushtarëve të fundit ukrainas në portin e shkatërruar të Mariupolit u ka kërkuar liderëve botërorë që të organizojnë kalim të sigurt për civilët që strehohen në një fabrikë gjigande çeliku.
Zyrtarët lokalë thonë se një mijë njerëz – shumë prej tyre të afërm të luftëtarëve – janë strehuar në bunkerë dhe tunele, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Raportet nga porti jugor i rrethuar thonë se luftëtarët separatistë të mbështetur nga forcat ruse po përpiqen të sulmojnë kompleksin industrial.
Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin dhe gjatë fundjavës mbrojtësit e fundit të qytetit injoruan një afat rus për dorëzim.
Kapja e të gjithë qytetit do të ishte një çmim i madh strategjik për Rusinë, duke e lënë atë nën kontrollin e një pjese të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore./21Media

Back to top button