Mbi 18 mijë persona u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, bëhet e ditur në njoftimin e MSH-së.
Të shtunën në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima të reja nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2 mijë e 889.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 259 raste të reja të të infektuarve me koronavirus bazuar në 6 mijë e 630 mostra të testuara./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?