Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
2 mijë e 262 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të premtes.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku 1 prej tyre kanë qenë me fatalitet,17 me të lënduar, ndërsa 25 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të premten policia ka arrestuar 18 persona, një është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?