Mbi 2 mijë e 200 persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

2 mijë e 295 persona deri më 9 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Vetë
Prej tyre 1 mijë e 941 aplikime janë vetëm në veri kurse 354 në pjesën tjetër të Kosovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 121 aplikime në gjithë vendin.
Ai ka thënë se në Leposaviq janë konvertuar 598 patentë shofer, në Mitrovicën Veriore janë 621, në Zubin Potok 328 dhe në Zvecan, 394
Elshani ka bërë me dije se se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media