Mbi 260 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se këtë të shtunë edhe 264 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 7 mijë e 125 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kjo sëmundje, ndërkohë raportohet për 10 raste me të shëruar nga COVID-19.
Në nivel vendi janë 1 mijë e 251 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH-së, janë dhënë 2 mijë e 877 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot sipas MSH-së, 789 mijë e 306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button