Prokuroria në selinë e PD, policia fillon shoqërimin e protestuesve

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka shkuar në selinë e PD pas shpërndarjes së protestuesve.
Në seli ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale për këqyrjen e çdo ambient i ku u zhvillua ngjarja e cila degradoi në përdorimin e dhunës.
Duke filluar nga jashtë e deri në ambientet e brendshme do të bëhet këqyrja e të gjitha provave materiale dhe do të sekuestrohen të gjitha provat në funksion të hetimit.
Policia ka nisur shoqërimet e protestuesve./oranews

Back to top button