Mbi 28 mijë persona të zhvendosur janë kthyer në Kosovë

Një trend në rënie me kalimin e kohës

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar raportin “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.

Sipas raportit, që prej dhjetorit të vitit 2018, 28 mijë e 111 persona të zhvendosur janë kthyer në Kosovë prej 220 mijë personave sa janë zhvendosur nga Kosova gjatë periudhës së vitit 1998-99 për shkak të konfliktit dhe trazirave të vitit 2014.

Në bazë të raportit ka një trend në rënie me kalimin e kohës për kthim të të zhvendosurve.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se raporti përfshinë një sërë rekomandimesh për nivelin qendror dhe komunat që janë pikat e para të kontaktimit të atyre që vendosin të kthehen në Kosovë.

Ai si sukses e konsideroi miratimin e rregullores për kthim të personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme e cila u miratua në vitin 2018.

Sipas Braathu, çështja pronësore vlerësohet të jetë pengesa kryesore për kthimin e të zhvendosurve në Kosovë.

Tutje shefi i misionit të OSBE-së theksoi se incidentet e shënuara karshi personave të kthyer janë parë si pengesë.

Back to top button