Numri i rasteve të reja me sëmundjen Covid-19 vazhdon të jetë në shifra shqetësuese.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani është 7 mijë e 137 raste nga 34 mijë e 316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 mijë e 874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 86.

Autoritetet shëndetësore rikujtojnë se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.