Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19

 

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive deri më tash me këtë virus ka shkuar në 13 mijë e 910.

E 10 mijë e 300 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona. Megjithatë, janë 551 persona të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), 3 mijë e 59 janë raste aktive.

Në raportin e IKSHK-së, për 24 orë janë shënuar 119 raste të reja, ndërsa u raportua për 3 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv.

Numrin më të madh të rasteve të reja sërish janë në Komunën e Prishtinës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime”./21Media

Back to top button