Nis eksporti i drithërave nga porti i Odesës

Anija e parë që transporton grurë është larguar nga porti ukrainas sipas marrëveshjes me Rusinë.
Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ka thënë se anija transportuese Razoni, që është e regjistruar në Sierra Leone, është larguar nga porti i Odesës mëngjesin e së hënës.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë se pret që anija të arrijë në Stamboll më 2 gusht, përcjell rtv21.tv
Kubrako ka falënduar të gjitha shtetet partnere dhe Kombet e Bashkuara që kanë mundësuar zbatimin e marrëveshjes për eksportet e drithërave që u arrit në Stamboll.
Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që nga muaji shkurt, por të dyja palët kanë rënë dakord për një marrëveshje për të rifilluar dërgesat. Shpresohet se marrëveshja do të lehtësojë krizën globale të ushqimit dhe do të ulë çmimin e drithit./21Media

Back to top button