Mbi 30% rritje e fluksit të pacientëve në Pediatri

Ka një javë, që Vjollca Shkodra, po troket në dyert e Klinikës së Pediatrisë, me shpresë se do të gjejë shërim për fëmijën e saj 8 muajsh, i cili ka probleme me zemrën. Për shërimin e fëmijës së tetë të Vjollcës, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e kanë drejtuar për në Turqi, pasi në Kosovë nuk mund të kryhet një operacion i tillë.

Nëna e pacientit, thotë se financiarisht nuk mund ta mbulojë as rrugën për Turqi.

Krahas problemeve të tilla, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, përballet edhe me problemin e hospitalizimit të pacientëve, ku doktorët detyrohen t’i orientojnë paicentët në reparte të tjera.

“…Në klinikën e pediatrisë kemi një rritje të fluksit të pacientëve rreth 30%, mendoj që kemi një rritje të dukshme kryesisht kemi patologji, barkqitje, temperatura.Kapacitetet të them të drejtën në patologji gastrointemsionale tash që i kemi ma të shpeshta, kryesisht trajtohën në repartin e gastrointerologjisë akute, mirëpo tu e pasë parasysh rritjen e fluksit, na e bajmë një organizim, lirojmë dhoma në cdo repart, tu e pase parasyshë që o sëmundje ngjitëse bartet prej një fëmije në një tjetër, ateherë krijojmë dhoma të tjera që patologjitë mos me pasë kontakt, detyrimisht duhet me bo këtë organizim sepse reparti që është përgjegjës për këtë patologji nuk është i mjaftueshëm, mirëpo një organizim i tillë neve na ndihmon dhe i përgjigjemi fluksit në këtë mënyrë…”

As fluksi i pacientëve as mungesa e hapësirave në reparte nuk kanë ndikuar në kujdesin ndaj pacinetëve, thotë Lumnije Maliqi, e cila ka të hospitalizuar fëmijën e saj 5 muajsh.

“…Barnat po na i japin, kujdesen mirë për pacientë, për fmi e për krejt…”

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, vizitë emergjente pediatrike kanë kërkuar përmbi 19 mijë pacientë, ndërsa të hospitalizuar kanë qënë mbi 3 mijë fëmijë për trajtim të mëtejmë./21Media

Back to top button