Mbi 36 mijë automjete “Mercedes” në Kosovë

Të vozitësh Mercedes është konsideruar luks! E si duket edhe kosovarët janë meraklinj të kësaj marke gjermane!
Portali rtv21.tv nga të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se në Kosovë janë mbi 36 mijë e 650 automjete të markës “Mercedes Benz”.
Megjithatë marka me e pëlqyer e kosovarëve është VOLKSWAGEN-VW.  Afro 400 mijë automjete qarkullojnë në rrugët e Kosovës. E veturat të cilat qarkullojnë në vend janë nga më të ndryshmet, por ato që vijnë nga familja e Volkswagenit mbeten më të preferuara për kosovarët.
Por, sa është mosha e veturave të “meraklive” kosovarë? “Vetura më e vjetër në Kosovë është e vitit 1949, ndërsa vetura më e re është e vitit 2021”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për portalin rtv21.tv. /21Media
 

Back to top button