Mbi 4.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi rus më 24 shkurt, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

UNHCR ka thënë se kishte 4,503,954 refugjatë ukrainas të dielën – 62,291 më shumë se një ditë më parë.

Sipas UNHCR-së, Evropa nuk e ka parë atë numër refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore.

90% e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë, pasi shumica e burrave të moshës 18-60 vjeç nuk lejohen të largohen nga Ukraina pasi duhet të qëndrojnë dhe t’i bashkohen rezistencës./21Media

Back to top button