Mbi 400 raste të reja pozitive me Covid-19
Shifra alarmante janë regjistruar sot nga pandemia Covid-19!
407 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1 mijë e 325 mostra të testuara.
Kjo shifër e ka çuar në 1 mijë e 860 numrin e rastëve aktive në vend.
Nga ana tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apleuar qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohen!
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë dje ka aprovuar dhe dozën e katër të vaksinës kundër Covid-19 e cila rekomandohet për personat mbi 60 vjeç.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.
Në Kosovë deri më tani 903. 542 persona janë vaksinuar me dozën e parë, 823. 852 me dozën e dytë dhe 103. 428 me dozën e tretë. /21Media