Mbi 500 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza të vaksinës

Me dy doza të vaksinës kundër Covid-19 deri më sot janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Kosovës. Këtë e bëri të ditur Qeveria e Kosovës teksa thonë se vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.
“Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim. Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button