Mbi 5,000 supozohen të vdekur pasi përmbytjet ‘katastrofike’ thyen digat dhe rrënuan shtëpitë

Më shumë se 5,000 njerëz supozohen të vdekur dhe 10,000 të zhdukur pasi shirat e dendur në Libinë verilindore shkaktuan shembjen e dy digave, duke shtuar më shumë ujë në zonat tashmë të përmbytura.

Të paktën 5,300 njerëz mendohen të vdekur, tha të martën ministria e brendshme e qeverisë lindore të Libisë, raportoi media shtetërore LANA.

Nga ata që u vranë, të paktën 145 ishin egjiptianë, thanë të martën zyrtarët në qytetin verilindor të Tobruk, në Libi.

Në qytetin lindor Derna, i cili ka parë më të keqen e shkatërrimit, rreth 6,000 njerëz mbeten të zhdukur, tha Othman Abduljalil, ministër i shëndetësisë në administratën lindore të Libisë, për Almasar TV të Libisë. Ai e quajti situatën “katastrofike”, kur vizitoi qytetin të hënën.

Spitalet në Derna nuk janë më të operueshme dhe morgjet janë plot, tha Osama Aly, një zëdhënës i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës.

Trupat e pajetë janë lënë jashtë morgjeve në trotuare, tha ai për CNN./21Media

Back to top button