Mbi 51 mijë aplikime deri më tani për subvencionimin e teksteve shkollore

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri më sot në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve shkollore kanë aplikuar mbi 51 mijë prindër.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, shkruan ai në Facebook.

Të premten e 25 gushtit u publikua linku në platformën e-Kosova, në të cilin prindërit aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur ditë më parë se do të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në të 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Gjithashtu ajo shtoi se për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore,

Back to top button