Fillon dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Në Gjykatën Speciale në Hagë po dëgjohet dëshmitari i tetëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun dhe dëshmitari po dëshmon nën masa mbrojtëse.

Gjatë kësaj jave parashihet të zhvillohen seanca për tri ditë me radhë ndërsa pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë të mbrojtur.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar shtatëmbëdhjetë dëshmitarë të ZPS-së dhe vetëm tre prej tyre kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe në seanca publike.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Back to top button