Mbi 6 mijë persona të shëruar, 390 viktima nga Covid-19 në Kosovë

 

Numri i total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 11 mijë e 275.

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës  (IKSHPK) ka njoftusr se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 145 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu,janë shëruar edhe 144 persona duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 6 mijë e 961.

Kurse, 390 persona të prekur nga Covid-19 vdiqën në Kosovë, të cilët sipas IKShPK-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 924 raste aktive me koronavirus. /21Media 

 

Back to top button