Mbi 600 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 658 raste pozitive me COVID-19, ndërsa, viktima nuk ka.
Nga 6 mijë e 008 testime janë shëruar 160 persona.
Ndërkaq, 4 mijë e 685 persona janë vaksinuar vetëm brenda 24 orëve, duke e çuar numrin total në 1.713.150 të vaksinuar.
Ndërsa, 885.221 persona janë vaksinuar me dozën e parë dhe 795.476 me dozën e dytë.
Gjithsej raste aktive në vend janë 3 mijë e 837./21Media

Back to top button