Mbi 600 të plagosur në bombardimet e fundit të fabrikës së çelikut

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha se më shumë se 600 njerëz u plagosën në bombardimet ruse që goditën objektin e improvizuar spitalor brenda kompleksit të rrethuar të çelikut Azovstal .
“Ju tashmë e dini se ata hodhën bomba në spital, bombat ajrore e shkatërruan spitalin, dhe kjo është shenjë e një krimi lufte, sepse numri i të plagosurve më parë ishte 170, ndërsa tani është mbi 600”, kryebashkiaku Vadym. Boichenko, tha në televizionin ukrainas.
Fabrika e Azovstal u bombardua rëndë të mërkurën mbrëma, transmeton rtv21.tv.
Boichenko pohoi gjithashtu se rusët kishin ngritur katër qendra “filtrimi” në qytet ku kontrollohen ata që duan të evakuohen.
“Nëse dikush largohet nga qyteti dhe në një mënyrë apo tjetër është i lidhur me shërbimin civil, me shërbimin komunal, merr lajmin e hidhur se shkon në burg. Të tillë po mbahen dhe torturohen atje”, pohoi ai.
Ai tha se disa familje që donin të largoheshin në territorin ukrainas po detyroheshin të shkonin në zonat e kontrolluara nga Rusia./21Media

Back to top button