“Albi Mall” organizon fundjavën e paparë

 Marrë parasysh që jemi në prag të festave, shumë njerëz kanë zgjedhur të shkojnë në pushime jashtë vendit, por ka edhe shumë të atillë që këtë fundjavë e kalojnë në Kosovë, prandaj Albi Mall ka vendosur që t’iu ofrojë kënaqësi, argëtim, zbritje e shumë shpërblime në vendin e familjes suaj.
Nga e premtja e deri të dielën do të ketë aktivitete të shumta për të rritur e fëmijë, me shpërblime, muzikë, argëtim, zbritje deri në 30% e shumë çka tjetër.
Për më shumë, edhe ata që s’mund të vinë në qendër, e kanë edhe një mundësi, të blejnë me zbritje në Albi Online.
E kushdo që blen në vlerë prej 20€ e më shumë, bëhet pjesë e lojës shpërblyese për të fituar voucher dhe shumë dhurata nga brendet e njohura evropiane e botërore që i gjeni vetëm në Albi Mall.
Procedura është e thjeshtë sepse vetëm duhet ta shkruajnë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit në kupon fiskal dhe ta vendosin atë në kutinë e lojës shpërblyese që është e vendosur në njërin nga korridoret e qendrës.
Loja shpërblyese zgjat gjatë gjithë fundjavës ndërsa tërheqja e shpërblimeve bëhet më 4 maj.
Ky është vetëm një nga aktivitetet e shumta që Albi Mall do të organizojë në vazhdim.
Merre familjen dhe eja në vendin e familjes suaj, festo me zbritje dhe me shpërblime të shumta.
Albi Mall vendi i familjes suaj!./21Media
 

Back to top button