Mbi 64 mijë e 500 të vaksinuar, qytetarët nuk i përgjigjen thirrjes për vaksinim

 

Në qendrën e vaksinimin në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi me termine për grup moshën mbi 65 vjeç, me fluks më të vogël. Sot deri në orët e mesditës u vaksinuan gjithsej 100 persona, ndërsa në nivel vendi vetëm 800.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se vaksinimi po vazhdon me termin.

“Sa i përket fluksit edhe qetësisë është në nivelin më të mirë, pasi që secili qytetarë është i telefonuar dhe e ka të ndarë terminin e tij. Aktualisht deri në këto çaste kemi gjithsej 100 persona sot në sallën “1 Tetori”, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 800 deri tani të vaksinuar. Nëse i referohemi totalit të përgjithshëm nga dita e parë deri në këto çaste, atëherë kemi mbi 64 mijë e 500 të vaksinuar në nivel vendi”, tha ai

Bardhi gjithashtu tha se dy ditët e fundit qytetarët ani se kanë konfirmuar pjesëmarrjen, nuk kanë ardhur në këtë sallë për vaksinim.

“Thënë të vërtetën dje edhe sot kemi një rënie të fluksit, pasi që përkundër që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen se do të vijnë në vaksinim, dje edhe sot nuk janë përgjigjur ftesës për arsyet e tyre”, shtoi ai.

Ndryshe, Kosova para dy ditëve ka nënshkruar kontratën me Pfizer dhe deri në fund të vitit pritët të arrijnë 1.2 milion doza të kësaj vaksinë.

Back to top button