Mbi 691 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 287 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Siç ka bërë të ditur MSH, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.
Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2 mijë e 115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./21Media
 
 

Back to top button