Mbi 78 mijë qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri të enjten, në Kosovë mbi 78 mijë e 283 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka treguar se deri tani në gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 mijë e 693 doza të vaksinës.
Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.
Nga data 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të regjistrohen dhe të vaksinohen kundër koronavirusit./21Media

Back to top button