Mbi 8 mijë persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit kundër COVID-19

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8 mijë e 637 doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në 24 orët e fundit, një qytetar ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa nga 2 mijë e 777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin./21Media

Back to top button