Southgate: Sulmet raciste ndaj Rashford, Sancho e Saka janë të pafalshme

Marcus Rashford, Jadon Sancho, Bukayo Saka, u bënë tre emrat më të përfolur natën e mbrëmshme, pas humbjes së penalltive në përballje më Italinë.
Të tre u përballen me komente raciste nga më të trishtat, që zgjuan  vëmendjen e të gjithëve, ku shumë nga emrat e njohur të artit e autoritet e larta të Britanisë së Madhe, dënuan rëndë këtë akt, sipas tyre të shëmtuar.
Anglia humbi për 3:2 nga Itali, në penallti, pas koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën më rezultat 1:1.
Italia i bë kampion i Evropës për herë të dytë.
Pavarësisht paraqitjes fantastike të djemëve në të bardha, ndeshja përfundoi në humbje të tyre.
Tifozët u dëshpruan shumë, pasi anglezët ishin edhe nikoqirë të kësaj ndeshje, e cila u zhvillua së stadiumin “Ëembley”.
Rashford, Sancho e Saka, u bënë objekt sinjalizues në rrjete sociale pas kësaj humbje të Anglisë, e cila pati një arritje të madhe në këtë evropian.
Nga autoritetët po bëhen hetimet e nevojshme dhe sipas tyre masat nuk do të jenë të tolerushme apo të falshme.
“Kemi shfaqur fuqinë që ka shteti ynë, kur jemi të gjithë së bashku me energjinë dhe gjithë pozitivitetin, është vendimi im kush i gjuan penalltitë, ata të cilët kanë bullizuar me lojtarët e lartpërmendur, duhet të ndjenjë turp për veten e tyre”, ka thënë Southgate.
Gjithashtu, sulmi racist ndaj lojtarëve të Anglisë është dënuar rëndë edhe nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, ku kanë shtuar se fjalët raciste në dedikim të tyre, duhet të ndalen menjëherë./21Media

Back to top button