Mbi 803 mijë viktima nga Covid-19 në botë

 

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar 23 milionë.

Sipas të dhënave nga Worldometers më shumë se 803 mijë veta kanë vdekur nga Covid-19 në gjithë botën.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 179 mijë e 200 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5 milionë e 796 mijë e 727 persona.

Në vendin e dytë rradhitet Brazili me 113 mijë e 454 të vdekur dhe 3 milionë e 536 mijë e 488 të prekur.

India rradhitet në vendin e tretë me 55 mijë e 928 viktima dhe 2 milionë e 975 mijë e 701 të infektua.

Kujtojmë se në gjithë botën janë infektuar 23 milionë e 65 mijë e 281 persona, ndërsa 15 milionë e 650 mijë e 653 njerëz janë shëruar deri më tani.

Back to top button