Mbi 9 kg kokainë kapen në Itali, arrestohet një shqiptar e një italian

6 kilogramë e 150 gramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër me një përfitim në shitje me pakicë me vlerë 1 milionë e gjysëm euro, është kapur në provincën e La Spezias në Itali.
Në pranga është vënë një shqiptar 27 vjecar, i cili e kishte fshehur kokainën në furgonin që drejtonte me targa spanjolle.
Shqiptari është ndaluar në daljen e autostradës së Sarzana-s.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një vend i modifikuar enkas ku ishin fshehur 19 pako me kokainë me peshë 6 kg e 150 gramë.
Droga ishte futur në një çantë najloni, e izoluar në mënyrë sintetike për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë.
Guardia di Finanza italiane informon se shqiptari i ndaluar i datëlindjes 1994 ka precedent penal e është vënë nën urdhër arresti me burg në strukturën e vuajtjes së dënimit në Massa.
Po sipas financës italiane, cilësia mjaft e mirë dhe e pastër e kokainës do të sillte në shitjen në treg një përfitim prej 1 milionë e gjysëm euro.
Një ditë më parë rreth 3 kg të tjera kokainë u kapën në portin e Ankonës në zotërim të një shtetasi italian 29 vjeç me origjinë nga rajoni i Campanias, e që kishte mbërritur me traget nga Shqipëria.
Sipas Finacës italiane droga e sekuestruar do të sillte një përfitim në shitje tregu me vlerë prej 250 mijë euro. 29 vjeçarit italian iu sekuestruan 3 telefona celularë, para dhe një automjet./oranews

Back to top button