Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri më i lartë i rasteve aktive me koronavirus është Komuna e Prishtinës me 1 mijë e 978 raste aktive.
Ndërsa, Komuna e Ferizajt është e dyta për nga numri më i lartë i rasteve aktive. Më së paku raste aktive është Komuna e Graçanicës.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK-së është shënuar vdekja e 10 personave si shkak i infektimit me COVID-19.
Të dielën IKShPK njoftoi edhe për 173 raste pozitive me virusin COVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button